Dëmtimet kthehen në problem te Barça

Trajneri Xavi është i shqetësuar, pasi probleme fizike kanë edhe De Jong dhe Depay përveç Araujo dhe Kounde

Problemet te Barcelona janë shtuar pasi Frenki de Jong dhe Memfis Depaj janë dëmtuar.

Të dy futbollistët patën probleme fizike gjatë takimit që Holanda luajti kundër Polonisë, të fituar me rezultatin 2-0.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Klubi blaugrana konfirmoi se dyshja holandeze nuk do të jenë të disponueshëm për ekipin, bashkë me Ronald Arauho dhe Zhules Kunde.

Ky është një problem i madh për trajnerin Ksavi, pasi ekipi do të ketë një kalendar të ngarkuar në muajin tetor.

Si De Jong, ashtu edhe Depaj janë rikthyer në Spanjë pas takimit ndaj Polonisë, ndërsa munguan në fitoren që “tulipanët” morën kundër Belgjikës 1-0.

Mbrojtësi Arauho do të kryejë një ndëhryrje kirurgjikale në Finlandë të mërkurën, e gjasat janë të mëdha që të mungojë në Kupën e Botës.

Edhe mbrojtësi frances Kunde, u dëmtua gjatë sfidës ë Ligës së Kombeve kundër Austrisë, të fituar 2-0.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share