Neymar publikon mesazhet me bashkëlojtarët – VIDEO

Eliminimi nga botërori I Katarit duket se ka goditur rëndë “yllin” e Brazilit, Nejmar, I cili ka publikuar transkripte të mesazheve me bashkëlojtarët.

“Vendosa t`i publikoj mesazhet me bashkëlojtarët pa lejen e tyre, që të gjithë të shohin se sa dëshiruam fitoren dhe sa ishim të bashkuar. Do të tregoj vetëm disa nga shumë mesazhet që i kemi këmbyer. Kemi ndjenja të një pikëllimi të tmershëm, por duhet të jemi të fortë dhe të vazhdojmë. Jam i sigurt se me mbështetjen e popullit tgonë do të kthehemi më të fuqishëm. Unë jam Brazilian me shumë krenari dhe dashuri” – ka shkruar Neymar.

Fillimisht ka publikuar mesazhet me Markinjos I cili nuk arriti të shënojë nga penaltia në ndeshjen me Kroacinë.

Neymar: Si je? Të kontaktoj që të të them se jam adhuruesi yt. Një penalti nuk do ta ndryshojë atë që mendoj për ty. Unë jam me ty gjithmonë dhe ti e di këtë. Të dua.

Marquinhos: Edhe unë vëlla. Do më duhet kohë t`i nxjerr gjërat e këqija nga vetja. Ti? Si je? Faleminderit për mesazhin. Ti je një bishë. Doja gjithçka të shkojë mirë. Penaltia na shkatërojë ëndrrën. Por duhet të jemi të fortë dhe të shohim se çfarë na përgatit futbolli.

Nejmari gjithashtu ka zbuluar edhe këmbimin e mesazheve me kapitenin Tiago Silva.

Neymar: Vëlla është për të ardhur keq kjo që na ndodhi, por duhet të vazhdojmë bashkë. Me të vërtetë doja ta sjell atë trofe. Unë, ti dhe Dani Alvesh më së shumti e kemi merituar. Por, Zoti e di dhe ka qëllime për veprat e tij”.

Thiago Silva: Vëlla, patjetër të të them se më mungon më shumë se sa që e paramendoja. Është e papranueshme se si ndjehem. Nuk mund ta besoj se humbëm. Çdoherë qaj kur mendoj për këtë. Por, do të përmirësohem.

Neymar ka biseduar edhe me të riun Rodrigo, një futbollisti tjetër që huqi penaltinë kundër Kroacisë.

Neymar: Të kontaktoj të të them se je yll. Jam I nderuar të jem pjesë e karrierës tënde, të të dëgjoj kur më thuash se jam idhulli yt dhe të shoh se si po bëhesh yll për historinë e Brazilit. Penaltitë i huqin vetëm ata që i godasin. Kam shumë gabime në karrierë dhe kam mësuar nga secili. Bëhu i fortë, kritikat do të të bëjnë më të fortë dhe do të kujtohet gjithçka që të kam thënë; “Do ta sjellish titullin në Brazil”

Rodrigo: Idhulli im, faleminderit nga zemra. Më fal që anulova realizimin e ëndrrës tënde. Shpresoj se do të vazhdosh të fitosh për popullin tonë dhe do të jem me ty në këtë process.

Neymar: Më vjen keq që ta them këtë, por mos ke luajtur mendsh?! S`ke përse të kërkosh falje, për shkak se, mbaje mend, penaltitë i huqin ata që i shutojnë. Ti je yll dhe unë do të të mësoj se si shutohen penaltitë./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share