Copa Amerika: Mësohen emrat e ekipeve në katër grupet

Në pritje të edicionit të sivjetëm të ‘Copa America’ që do të mbahet nga 20 qershor deri më 16 korrik në Shtetet e Bashkuara, tanimë janë mësuar edhe katër grupet me ekipet pjesëmarrëse .

Në grupin A , janë kampioni aktual, Argjentina, Peruja, Kili dhe Kanadaja që luan për herë të parë në këtë garë.

Në grupin B bëjnë pjesë Meksika, Ekuadori, Venezuela dhe Xhamajka.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në grupin C janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Uruguai, Panamaja dhe Bolivia.

Në grupin D është Brazili, Kolumbia, Paraguai dhe Kosta Rika.

Duhet theksuar se përfaqësuesja e Kanadas e cila renditet e 50-ta në renditjen e FIFA-s, për herë të në historinë e saj, do të konkurrojë në këtë kompeticion, i cili tashmë është i hapur edhe për ekipe të tjera përveç atyre të Amerikës së Jugut. Sipas programit kampionatin e Copa Amerika do të hapin Argjentina – Kanadaja më 20 qershor.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share