Nexhipi-Musliu në Euro Klan: Austria surprizon Francën, paralajmëron Holandën dhe Poloninë

Ish-futbollisti Mensur Nexhipi dhe trajneri Labinot Musliu të ftuar në emisionin Euro Klan, kanë dhënë vlerësimet e tyre për ndeshjen e fundit të Francës kundër Austrisë në Euro 2024.

Nxhipi theksoi se, pavarësisht një autogoli fatkeq, Austria tregoi një lojë të fortë dhe të disiplinuar, veçanërisht në pjesën e parë, duke i bërë ballë kampionit botëror me një lojë të barabartë. Ai shtoi se Austria mund të jetë një sfidë serioze për Holandën dhe Poloninë në vazhdimin e turneut.

“Nuk mund të themi se është një Francë e zbehtë, mirëpo kishim një ekip të Austrisë e cila sidomos në pjesën e parë iu kundërvu kampionit botëror, me displinë me vrapim, ashtu që në pjesën e parë nuk i lanë hapsirë Francës. Por ndodhi gabimi i autogolit, ku Franca diti ta përdori rastin.
Ndërsa në pjesën e dytë erdhi në shprehje kundërsulmi francez, kishin disa raste të mira por që spatën sukses, por unë them se fitorja e Francës qe e meriutar. Në pjesën e parë u habita se si austria dha maksimumin e vet dhe qenë ekip e barabartë pothuajse me Francën, ku shkonin në sulm me katër lojtarë, të cilët dhe ktheheshin në defanzivë. Unë mendoj se Austria do t’u bëjë problem Holandës dhe Polonisë”, tha Nexhipi.

Nga ana tjetër, Musliu shprehu mosmarrëveshje me ata që e cilësojnë Francën si të zbehtë, duke vënë në dukje formacionin e mirë dhe presingun e Austrisë. Ai gjithashtu theksoi dallimet e mëdha në shpejtësinë e lojës midis ekipeve europiane dhe atyre vendase, duke përmendur ndikimin e shkollave austriake dhe gjermane në performancën e Austrisë.

“Unë nuk pajtohem me atë që ka qenë një Francë e zbehtë, duke marrë parasysh dhe sa foramacion, dhe anti pressing të mirë kishte Austria. Dhe duke ndjekur ndeshjen më vjen turp të them se shpejtësia që luhet atje me ekipet tona ka dallime stratosferike. Pajtohem me Mensurin kur thotë se shkolla e autrikëve ka ndikim dhe nga shkolla gjermane.
Fatkeqësia e austriakëve ishte shpejtësia dhe suksesi po i njejtë i francezëve, sepse edhe po nuk gabove Franca është ekip i tillë që të dërgon drejt gabimit. Dhe u vendos ndeshja vetëm me një autogoll, nga një gabim”, tha Musliu./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share