Në emisionin Klan Debat, Nevzat Bejta nga BDI ka folur rreth mbledhjes së partisë së tij ku u zgjodh kryesia qendrore dhe pakëqësitë që pati kryeparlamentari Talat Xhaferi ku edhe e lëshoi mbledhjen.
‘‘Mbledhja e këshillit të përgjithshëm që ishte më 15 tetor, u zgjodh kryesia qendrore dhe kryesia e ngushtë ku kryetari me bashkëpuntorët e vet dhe me kryesinë e vjetër ka mbajtur gjitha konsultimet. Momentin kur duhej të vëndohej në votim propozimi, Talat Xhaferi mori fjalën dhe në votim nuk kaloi propozimi i tij pra vazhdoi dhe u zgjodhën antarët e kryesisë për atë se pse doli i pakënaqur duhet ta pyesni vetë Talat Xhaferin”
”Dega e Gostivarit ka kryetar, kryesi dhe organet e veta. Një gjë e tillë nuk ka ardhur deri tek dega e Gostivarit pra dega nuk ka pasur asnjë ankesë dhe vërejtje” – tha Nevzat Bejta. /KlanMacedonia/