Netanyahu zotohet të vazhdojë luftën “deri në fitore”

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu është zotuar të vazhdojë luftën “deri në fitore” në fjalimin e parë që kur IDF-ja vrau aksidentalisht pengjet.

Netanyahu të shtunën i tha kombit të tij se “ne jemi në një luftë për jetën tonë”, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Duke folur për herë të parë që kur ushtria izraelite qëlloi dhe vrau gabimisht tre pengje izraelitë në Gaza, Netanyahu tha: “Kjo luftë duhet të vazhdojë deri në fitore… pavarësisht presionit ndërkombëtar dhe pavarësisht çmimit që na ka marrë”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share