Netanyahu nuk ndalet para kritikave të Bidenit

“Lufta në Gaza vazhdon deri në fitore ndaj Hamasit”

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu nuk ka ndërmend të urdhërojë ushtrinë e tij të tërhiqet nga Rripi i Gazës.

“E them këtë përballë një dhimbjeje të madhe dhe një presioni të madh ndërkombëtar. Asgjë nuk do të na ndalë, do t’i shkojmë deri në fund, deri në fitore, asgjë më pak se kaq”.

 Kur foli për presion ndërkombëtar, Netanjahu iu referua kritikave të forta tëPresidentit amerikan, i cili paralajmëroi Izraelin se po humb mbështetjen globale me sulmet e ashpra në Rripin e Gazës që po shkaktojnë shumë viktima të pafajshme, e ku nuk bëhet dallim mes civilëve dhe militantëve të armatosur.

24-orëshi i fundit pati edhe bilancin më të rëndë për ushtrinë izraelite në Rripin e Gazës. 10 ushtarë humbën jetën në një pritë, ndër të cilët edhe koloneli 44-vjeçar Itzhak Ben Basat dhe reshteri Eran Aloni, 19 vjeç.

Deri më tani numërohen 115 ushtarë izraelitë të vrarë gjatë sulmit në Rripin e Gazës.

Mediat amerikane shkruajnë se Uashingtoni ka pezulluar për një afat të pacaktuar shitjen e 20 mijë pushkëve amerikane ndaj Izraelit, nga frika se këto armë mund të përdoren nga kolonët izraelitë kundër civilëve palestinezë në territorin tjetër palestinez të Bregut Perëndimor./KlanNews

Lexo gjithashtu
Total
0
Share