Faza portokalli nga e enjtja, rekomandohen qytetarët të kenë kujdes!

VALA E TË NXEHTIT AFRIKAN

Siç njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, nga dita e nesërme e deri të dielën, , Maqedonia e Veriut do të jetë nën ndikimin e masës ajrore shumë të nxehtë e cila do të shkaktojë mot me diell dhe të nxehtë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Rekomandohen qytetarët të mos ekspozohen në diell nga ora 11 deri në orën 17 dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje.

Sipas vlerave të parashikuara të temperaturave ekstreme nga DPHM, në territorin e RMV-së nesër do të jetë aktive faza e verdhë, ndërsa në luginën e Shkupit dhe Pollogut niveli portokalli për rrezik të temperaturave të larta. Temperaturat e ditës kudo do të jenë mbi 30 gradë, e në disa vende do të arrijnë edhe mbi 40 gradë.

Nga DPHM thonë se për shkak të rritjes së mëtejshme të temperaturave nga e enjtja në të gjithë vendin do të aktivizohen rekomandimet e fazës portokalli.

Metereologu Slavco Popovski thotë se kjo valë e të nxehtit ekstrem vjen nga Afrika e veriut dhe mund të zgjasë edhe gjatë fillimit të javës së ardhshme.

”Nga e ejtja e deri të dielë, territori ynë do të kaplohet nga vala e të nxehtit ekstrem që vjen nga pjesa veriore e Afrikës, për këtë shkak do të kemi rritje të konsiderueshme të temperaturave ditore të cilat nuk janë të zakonshme për këtë periudhë të vitit. Në më shumë vise të vendit tonë do të ngrihen temperaturat mbi 30, 35 gradë kurse në luginën e Shkupit, Maqedoninë endrore dhe pjesa juglindore do arrijnë deri 40, 41 gradë. Indeksi UV do të shënojë 9, prandaj kshillohen qytetarët të mos ekspozohen jashtë nga ora 11 deri 17 dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje. Kjo valë pritet të vazhdojë edhe në fillim të javës së ardhshme” – tha Sllavço Popovski, meteorolog.

Temperaturat e larta, të jashtëzakonshme për këtë periudhë të vitit u shënuan edhe në fillim të qershorit kur edhe u shpallën rekomandimet nga ana e Qeverisë për tu mbrojtur kategoritë më të prekura si pleqtë, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe fëmiijët e vegjël. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share