Nesër kuvendi i jashtëzakonshëm në federatën e karates (VIDEO)

BORDI INICIATIV AKUZON UDHËHEQËSINË AKTUALE TË FEDERATËS PËR DISKRIMINIME

Nesër mbahet Kuvendi i Jashtëzakonshëm në federatën e karates së Maqedonisë së Veriut. Ylber Rexhepi nga Bordi incicues të këtij kuvendi të jashtëzakonshëm akuzoi se udhëheqisa e federatës po bën diskrimime ndaj klubeve.

”Ne jemi të revoltuar nga udhëheqësia e federatës së Karatesë edhe pse deri tani ka pasur shumë diskriminime dhe padrejtësi, tani me vendimin e fundit e treguan se ka padrejtësi të madhe ku kanë arritur ti vendosin klubet që nuk kanë aktivitete qe 5 vite e jo më 2 vite, kjo ka qenë një gabim i madh i tyre sepse duhet të kenë shumë përgjegjësi. Ne kemi pasur kërkesë për një klub nga Tetova të merr pjesë në kampionat shtetëror pasi ka qenë 2 vite pasiv klubi, ato kanë marrë 5 klube që nuk kanë pasur aktivitet 5 vitet e fundit” – deklaroi Ylber Rexhepi. /KlanMacedonia/

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share