11 Tetori do të jetë ditë pushimi për të gjithë qytetarët e RMV-së.
Nga Ministria e Punës dhe politikës Sociale njoftojnë se të martën shënohet Dita e Kryengritjes Popullore dhe është ditë jopune për të gjithë qytetarët e RMV-së .
Më 11 tetor të vitit 1941 populli i Maqedonisë u ngrit në kryengritje kundër okupatorit fashist, luftëtarët nga Aradhat e para partizane të Prilepit e sulmuan patrullën policore bullgare dhe rrjetin telefoniko-telegrafik në Prilep, gjë që e shënoi fillimin e kryengritjes së organizuar të popullit të Maqedonisë kundër okupatorit bullgar, italian dhe gjerman për çlirimin final të vendit.
Fillimi i rezistencës kundër fashizmit në Luftën e Dytë Botërore, shënohet në më shumë lokacione në vend.
Tradicionalisht për këtë festë, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë ndahet çmimi shtetëror “11 Tetori” për vepër jetësore, për realizime në sferën e shkencës, artit, ekonomisë si dhe në sferën e veprimtarive të tjera me interes publik.
/KlanMacedonia/