“Nëse nuk ka gra dhe fëmijë përpara, ata ikin”, Ziyech ‘godet’ tifozët izraelitë pas rrahjes së tyre në Amsterdam

Futbollisti maroken, Hakim Ziyech ka komentuar në Instagram përplasjen e mbrëmshme mes tifozëve të Ajaxit dhe Maccabi Tel Aviv në Amsterdam.

Kaos u shkaktua nga tifozët e Maccabit, teksa ecnin drejt stadiumit nën shoqërimin e policisë nëpër rrugët e Amsterdamit dhe gjithçka nisi me këngë dhe provokime morbide kundër Gazës.

“Nuk ka më shkolla në Gaza, sepse nuk ka më fëmijë,” kënduan izraelitët dhe tmerruan të gjithë, teksa gjithashtu në korë shanë arabët.

Përveç kësaj, flamujt palestinezë u ulën në rrugët e Amsterdamit dhe gjithçka u përshkallëzua shpejt dhe u kthye në një përplasje fizike, pasi izraelitët u sulmuan nga tifozët vendas.

Ylli i Galatasarayt, Ziyech ka postuar një foto në rrjetet sociale të tifozëve izraelitë duke ikur dhe ka shkruar një mesazh mbështetjeje për popullin palestinez.

“Nëse nuk ka gra dhe fëmijë përballë, ata ikin”, ka shkruar futbollisti i Galatasarayt dhe ka vazhduar: “Dhe po, Palestina e lirë”.

Meqë ra fjala, Ajax e fitoi ndeshjen me Maccabin me rezultat bindes 5-0 dhe shënuan Bertrand Traore, Kenneth Taylor, Mika Godts, Brian Brobbey dhe Kian Fitz-Jim. /Telegrafi/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share