“Nëse nuk është 20 përqindëshi, atëherë çka lypim ne në atë grup punues” – Fadil Zendeli: Nuk jemi kundër futjes së bullgarëve në Kushtetutë

Lëvizja Besa ende nuk ka vendosur nëse do të dërgojë përfaqësues në grupin punues për ndryshimet kushtetuese. Kjo ndodh sepse sipas fadil zendelit, ende nuk ka një përgjigje të qartë nga qeveria dhe Ministria e Drejtësisë rreth kërkesës së Besës për heqjen e 20 përqindëshit bashkë me futjen e bullgarëve në Kushtetutë. Sipas Zendelit, nëse nuk do të jetë 20 përqindëshi në propozim, atëherë nuk ka arsye për pjesëmarrje në komision.

“Nëse nuk është puna e 20 përqindëshit atëherë çka do të kërkojmë ne në një komision të tillë që duhet të propozojë diçka që ata e kanë vlerësuar si duhet të jetë. Nëse është puna e 20 përqindëshit, atëherë jemi të gatshëm të marrim në atë proces prej fillimi e deri në fund”, deklaroi mes tjerash Fadil Zendeli në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin../KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share