Ikja e Ilir Demirit nga Spitali Klinik i Tetovës dhe ardhja e Agim Berishës e ktheu përsëri Spitalin e Tetovës në gjendjen e mëparshme.
Të gjitha vendimet e Ilir Demirit, që u morën për të rikthyer besimin në këtë institucion shëndetësor, po prishen dhe po kthehen në gjendjen e mëparshme.
Rasti konkret është doktoresha Mirka Popivanovska, e cila, në bazë të komisionit disiplinor, është shkarkuar për shkak të keqpërdorimit të Human Albuminat-it, por është kthyer përsëri në pozitën e mëparshme si shefe e repartit apo sektorit të farmacisë. Drejtori Berisha, i painformuar dhe duke u përpjekur t’i shmanget mediave, tha se për Mirken nuk ka vendim.
Deklarata e tij për shtyp ishte e paqartë, pasi ai tha se nuk ka vendim.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe me kryeshefen e Laboratorit, Mimoza Bafqari, e cila është doktor shkencash dhe është shkarkuar gjatë kohës kur ishte në pushim mjekësor. Megjithëse, sipas rregullave, ajo nuk mund të shkarkohet pa një sistematizim të ri të Spitalit Klinik të Tetovës.
Por kjo nuk përfundon këtu. Në këtë çështje hapen edhe një sërë pyetjesh për Agim Berishën, veçanërisht për baxhanakët e tij të cilët i mban afër vetës në vendin e punës.
Të ardhurat e Spitalit Klinik të Tetovës janë shkurtuar më shumë se 50% nga 120.000 denarë parkingu i spitalit tash nuk gjeneron më shumë se 12.000 denarë ndërsa nga afro 400.000 denarë sot nuk bëhet më shumë se 150.000 denarë në ditë participim.
Kujtojmë se Agim Berisha është edhe baxhanaku i Zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti. /tvklan.mk