“Neofashist” – Lloga i reagon Apasievit pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për grafën etnike në certifikata

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për masë të përkohshme ndaj grafës etnike në certifikatat e librave amë, Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga i ka reaguar Levicës, parti e cila e kishte dorëzuar në GJK inciativën në fjalë.

“Sot neofashisti Apasiev feston fitoren ndaj Titos së tij. Në vend që të jetë krenar që është maqedonas, ai kënaqet që në letërnjoftimin e tij shkruhet maqedonase/qytetar i RMV-së”, thuhet në reagimin e shkurtër të Llogës.

Nga partia e Apasievit, sot u mburrën me këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar si fitore partiake.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Përndryshe me vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese, deri në vendimin përfundimtar të gjykatës, nuk duhet të kërkohen të dhëna për nacionalitetin e qytetarëve.

Grafa e përkatësisë etnike në certifikata erdhi si Udhëzim i ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga për t’i shmangur rastet e punësimeve në administratë, ku qytetarë të kombësive tjera, me një deklaratë noteriale ndryshonin përkatësinë etnike dhe zinin vendet e punës të rezervuara për bashkësitë përkatëse etnike.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share