Nëntë shtete evropiane mbështesin anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Nëntë shtete të Evropës Qendrore dhe Lindore kanë ofruar mbështetjen e tyre që Ukraina të bëhet anëtare e NATO-s, dhe i kanë bërë thirrje Aleancës që t’i ofrojë më shumë armë Kievit, në mënyrë që të mbrohet nga forcat pushtuese ruse.

Deklarata e lëshuar më 2 tetor u nënshkrua nga liderët e Republikës Çeke, Estonisë, Lituanisë, Letonisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Polonisë, Rumanisë dhe Sllovakisë.

Deklarata e përbashkët e këtyre nëntë shteteve vjen pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi më 30 shtator se Ukraina ka dorëzuar kërkesën për aplikim për anëtarësim në NATO përmes procedurës së përshpejtuar.

Kjo kërkesë e Ukrainës u bë në ditën e njëjtë që presidenti rus, Vladimir Putin, pretendoi se Rusia ka aneksuar katër rajone ukrainase, që janë pjesërisht të pushtuara nga forcat ruse.

“Ne përsërisim mbështetjen tonë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Ne nuk njohim dhe nuk do të njohim kurrë përpjekjet ruse për të aneksuar territor ukrainas”, u tha në deklaratën e nëntë liderëve të shteteve të Evropës Qendrore dhe Lindore.

Deklarata e Putinit se Rusia ka aneksuar rajonet e Donjeckut, Luhanskut, Hersonit dhe Zaporizhjës, u pa si përshkallëzim i madh nga ana e Kremlinit.

I pyetur për kërkesën e Ukrainës për t’u anëtarësuar në NATO, sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, tha për një televizion amerikan se “çdo vendim për anëtarësim duhet të merret me konsensus dhe se të 30-të aleatët duhet të pajtohen që të merret një vendim i tillë”.

LEXONI EDHE KËTË:
Rusia anekson katër rajone ukrainase, Zelensky kërkon anëtarësim të përshpejtuar në NATO
Biden: SHBA-ja nuk frikësohet nga kërcënimet e Putinit
Stoltenberg tha po ashtu se rimarrja e kontrollit të qytetit të Limanit nga forcat ukrainase – qytet që gjendet në Donjeck – është dëshmi se ukrainasit po bëjnë përparim dhe janë në gjendje të dëbojnë nga territori forcat ruse.

“Ne kemi parë se ata ishin në gjendje të merrnin një qytet të ri, Limanin, dhe ky fakt dëshmon se ukrainasit po bëjnë përparim, janë në gjendje të dëbojnë forcat ruse për shkak të kurajës së tyre, për shkak të trimërisë dhe aftësive të tyre dhe natyrisht për shkak të armëve të avancuara që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë po iu ofrojnë”, tha Stoltenberg gjatë një interviste për NBC.

Sipas tij, mënyra më e mirë për të kundërshtuar pretendimin rus për aneksimin e pjesëve të Ukrainës, është vazhdimi i mbështetjes për Qeverinë në Kiev.

Ndërkaq, më 2 tetor, ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, njoftoi se vitin e ardhshëm do të dërgohen në Ukrainë 16 obusë që janë prodhuar në Sllovaki. Këto armë do të financohen nga Danimarka, Norvegjia dhe Gjermania.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share