OSMANI – GENÇOVSKA: TANI HAPET NJË KAPITULL I RI
Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Bujar Osmani dhe Teodora Gençovska, në Sofje, nënshkruan protokollin e dytë bilateral që parasheh procedurat dhe dinamikën e tejkalimit të dallimeve mes Sofjes dhe Shkupit, që janë pjesë e propozimit francez. Osmani dhe Gençovska vlerësuan se me këtë protokoll tani hapet një kapitull i ri që do ti tejkaloj pengesat në rrugën e bashkëpunimit evropian mes dy shteteve.
“Për ne është një mundësi historike që pas 17 vitesh të statusit kandidat, Republika e Maqedonisë së Veriut të ketë mundësinë që pasnesër të fillojë negociatat me BE-në, me të cilën fillon faza e fundit e anëtarësimit tonë në BE. Shpresojmë se procesi bilateral me Bullgarinë dhe negociatat për anëtarësim do të mundësojnë bashkëpunim më të ngushtë mes dy vendeve tona. Ne presim mbështetje nga Bullgaria në këtë rrugë”, deklaroi Bujar Osmani Ministër i Punëve të Jashtme të RMV-së.
“Bullgaria është vendi që mbështet fuqishëm integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. I urojmë suksese në rrugën që kanë dashur ta ndjekin prej kohësh. Shpresoj që me përpjekje të përbashkëta dhe me mbështetjen tonë të arrijnë atje ku qytetarët e Maqedonisë së Veriut më së shumti dëshirojnë, që është anëtarësimi në BE”, deklaroi Teodora Gençovska Ministre e Punëve të Jashtme të Bullgarisë.
Para nënshkrimit të Protokollit është mbajtur mbledhja e dytë e komisionit të përbashkët ndërqeveritar mes Shkupit dhe Sodjes, të cilin e bashkëkryesuan dy ministrat e jashtëm. Nënshkrimi i protokollit me Bullgarinë vjen pas mirtatimit të sukseshëm në Kuvend dhe Qeveri të propozimit të presidencës franzece për zhbllokim të negociatave./KlanMacedonia/