Nënshkruhet marrëveshja, 200 milionë denarë për ujësjellësin në Likovë

Zëvendëskryeministri Artan Grubi ka njoftuar sot se është nënshkruar marrëveshja për transferimin e mjeteve financiare për projektin e ujësjellësit në Likovë.
“Bashkë me ministrin e ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor Naser Nuredini, kryetarin e komunës së Likovës Erkan Arifi dhe deputetët Arbër Ademi dhe Berat Ajdari formalizuam sot me nënshkrimin e marrëveshjes për transferimin e mjeteve në vlerë prej 200 milionë denarëve nga Buxheti i vitit 2022 për përfundimin e projektit të ujësjellësit në komunën e Likovës”, ka shkruar Grubi.
Ky projekt, sipas tij, është nevojë e domosdoshme e banorëve të kësaj zone.
Lexo gjithashtu
Total
0
Share