Nëndetësja e zhdukur prej 24 orësh, konfirmohet numri i personave që ndodheshin në bord

Roja bregdetare e SHBA ka konfirmuar se në nëndetësen e nisur për ekspeditë në rrënojat e Titanikut ndodheshin 5 persona. Po ashtu, roja bregdetare amerikane saktëson se nëndetësja rezulton e zhdukur prej mëngjesit të së dielës, me orën lokale.

Në një seri postimesh në Twitter, thuhet se nëndetësja është 6.4 metra e gjatë. Ajo u zhduk prej më shumë se 24 orësh, rreth 1 orë e 45 minuta pasi ishte zhytur në ujë.

Në mesin e 5 personave që ndodheshin në këtë nëndetëse dyshohet se është edhe miliarderi dhe eksploruesi britanik Hamish Harding (Lexo më shumë).

Kompania OceanGate që e zotëron, tha se nëndetësja ka burime për të jetuar, për të gjithë ekuipazhin, deri në 96 orë.

E fundosur në Atlantik pasi goditi një ajsberg në 1912-n, Titaniku ndodhet rreth 3 800 metra nën nivelin e detit, në fund të oqeanit. Ajo gjendet rreth 600 kilometra nga brigjet e Newfoundland të Kanadasë.

Kompania që ka në zotërim nëndetësen ofron paketa 8 ditore për të parë mbetjet e Titanikut me një çmim prej 250 mijë dollarësh për person./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share