Nënat rome në “beteja” të përhershme për të gjetur vendin në shoqëri!

Osmanoska: Shqetësuese numri i fëmijëve të pastrehë…

Fëmijë të pastrehë nga organizatës “Rruga e Shpresës” kishin përgatitur një shfaqje me sy të mbyllur, njofton KlanM.

E mesazhi ishte shumë i qartë; “Ne ekzistojmë, por ju a na shihni?!”.

Kjo shfaqje u prezantua në ditën botërore të Nënës, organizuar nga Këshilli Kombëtar i Bashkimit për Barazi Gjinore në Komunën e Shuto Orizares.

Koordinatorja Merima Destanova nga organizata “Rruga e Shpresës”, sic njofton KlanM, tha se në këtë qendër janë vetëm 24 fëmijë të pa strehë, por numri i atyre që janë në rrugë është shumë më i lartë.

“Sigurisht që kemi nevojë që të hapim më shumë qendra të këtilla, në këtë qendër kemi 24 fëmijë që u garantohet edhe ushqim pasi janë në rruge dhe janë të uritur, në vend se të jenë në rrugë dhe të kërkojnë lëmoshë në qendrën tonë mundohemi sadopak ti ndihmojmë dhe sigurisht që ka nevojë të hapen edhe qendra tjera”, thotë Merima Destanovska Fejzullahu nga “Rruga e shpresës”

“Çdo javë e dytë e muajit maj është e shpallur si ditë ndërkombëtare e nënës Këshilli Kombëtar i Bashkimit për Barazi Gjinore dhe SOS linja për gra dhe fëmijë kundër dhunës në familje 141 700 së bashku me Komunën Shuto Orizari pas një pauze pas pandemisë e kremtojmë këtë ditë“, thonë nga Këshilli Kombëtar i Bashkimit për Barazi Gjinore.

Osmanovska nga Komuna Shuto Orizari, sic percjell KlanM, u shpreh se nënat rome janë në luftë të vazhdueshme që të gjejnë vendin e tyre në shoqërinë kurse ngjarjet e këtilla duhet të ngrejnë alarmin për të drejtat e tyre në shoqëri.

“Nënë rome meriton në këtë ditë të ketë një vëmendje të veçantë e në veçanti nga fëmijët këtu që janë vendosur një pjesë në qëndrimin ditor dhe një pjesë në shkollën fillore “Vëllezërit Ramiz dhe Hamid” sepse të gjitha nënat bëjnë një luftë të veçantë, por nënat rome ende luftojnë që të gjejnë vend në shoqëri”, thotë Fatima Osmanoska, këshilltare në Komunën e Shuto Orizares

Kremtimi i Ditës Botërore të nënës në çerdhen e fëmijëve në komunën e Shuto Orizarit përfundoi me ndarjen e çmimeve nga Kryetari i Komunës për vizatimin më të mirë kushtuar nënës./KlanMacedonia

Avni Tahiri

Lexo gjithashtu
Total
0
Share