Nën moton “Mosbindje dhe Liri” shënohet 11 Tetori

Nën moton “Mosbindje dhe Liri” sot shënohet 82-vjetori i ditës kur ishte shënuar fillimi i Luftës Çlirimtare- Popullore. Manifestimi qendror do të mbahet para Memorialit Përkujtimor në Kumanovë, ndërsa në Kuvend do të ndahet çmimi shtetëror “11 Tetori”.

Lule do të vendosen para përmendoreve të luftëtarëve të rënë të LNÇ-së në Shkup dhe Prilep, si dhe para Memorialit të Kumanovës në Kumanovë.

Në manifestimin qendror në Kumanovë do të marrë pjesë një delegacion qeveritar i kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, me zëvendëskryeministrin Artan Grubi dhe ministrat Oliver Spasovski, Bisera Kostadinovska-Stojçevska dhe Azir Aliu.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share