Negotinë: Fillon sanimi i dëmeve të shkaktuara nga stuhia e mbrëmshme

PAK NDIHMË NGA KOMUNA, EVN KËRKON PARA PËR TI KYÇUR SËRISH NË RRJET SHTËPITË E DËMTUARA

Që në mëngjes nga frika se mund sërish të bie shi dhe t’iu shkaktojë dëme edhe më të mëdha, kishin filluar ti rregullojnë çatitë e shtëpive që u dëmtuan mbrëmë nga stuhia që kaploi disa pjesë të Negotinës, por, pa ndihmën e institucioneve. Fatmirësisht në ndihmë iu kishin dalë fqinjët dhe banorë tjerë human.

Sanimi i çative nuk mund të pret, e banorët kërkojnë nga autoritetet lokale që të jenë më efikas dhe më të shpejtë nëse e kanë ndërmend që ti ndihmojnë.

”E kur shkuam në komunë, banorët veçmë kishin filluar të vijnë për ti paraqitur dëmet” –  deklaroi Nikica Boshkoska.

Por nga ajo që e dëgjuam nga Kryetari i Komunës së Negotinës, qytetarët nuk mund të presin ndihmë të madhe nga Komuna.

‘Përveç se nuk mund të presin shumë nga Komuna, EVN ka kërkuar nga disa banorë që të paguajnë 10 mijë denarë që të kyçen sërish në rrjetin e energjisë elektrike” – tha Goran Stojanov, kryetar i komunës Negotinës.

Kryetari i Komunës tha se ka kontaktuar me EVN-në dhe se i është premtuar se shtëpitë që kanë pësuar dëme të mëdha do të lirohen nga kjo pagesë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share