Negociatat VMRO-VLEN/ Qeveria e re në gjysmën e parë të qershorit – Cili do të jetë fati i Ndryshimeve Kushtetuese?!

VLEN do t`i ketë 6 Ministri dhe Kryeparlamentarin. Kështu ka deklaruar Arben Taravari i koalicionit VLEN gjatë një prononcimi për Televizionin Publik të Kosovës – RTK.

“Besoj se njërin prej tre funksioneve kryesore të shtetit respektivisht Kryetari i Parlamentit do të vazhdojë të jetë shqiptar dhe numër i konsiderueshëm i Ministrave, posacërisht aty ku kemi ekspertë si VLEN, do t`i vendosim. Besoj se përfaqësimi aty do të jetë dinjitoz me njerëz që janë profesionistë”, deklaroi Taravari.

Sipas Taravarit, konsituimi I Kuvendit pritet të bëhet në fund të majit, kurse Qeveria e re të formohet një gjysmën e parë të qershorit.

“Ne ndërkohë jemi kah përfundimi, besoj ka fundi javës së ardhshme do t`i kemi edhe zgjidhjet kadrovike dhe programin qeveritar. Pasi të konstituohet parlamenti duhet që Presidentja t`ia dorëzojë mandatit, mandatarit të ardhshëm dhe pas kësaj, nëse jemi dakorduar për çdo gjë, përllogaritjet tona janë se në gjysmën e parë të qershorit me siguri do ta kemi qeverinë e re”, tha Taravari.

Në takimin e fundit të krerëve të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit VLEN u tha se negociatat për qeverinë e re zhvillohen sipas tri postulateve – zhvillimi i përshpejtuar ekonomik, lufta kundër korrupsionit dhe eurointegrimet e përshpejtuara.

Por, rrugëtimi I vendit drejt BE-së, varet nga ndryshimet kushtetuese.

Edhe pse u përmend një afat gjashtëmujor për miratimin e tyre, nga VMRO-DPMNE shprehen të prerë – nuk pranojnë diktate as nga brenda e as nga jashtë.

“Nuk ekzistojnë diskutime rreth afateve, veçanërisht rreth ndryshimeve kushtetuese, për shkak se, qëndrimi i VMRO-DPMNE-së është shumë i qartë rreth diktateve që vijnë nga jashtë dhe nuk pranojmë diktate. Futja e Bullgarëve në Kushtetutë mund të bëhet në dy mënyra – veprim i anuluar ose me pako të garancave”, tha Andonovski.

Ndryshe, gjatë së shtunës, liderët e koalicionit VLEN kanë takuar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Në komunikatën e Qeverisë së Kosovës, thuhet se Kurti ka përgëzuar koalicionin VLEN për rezultatin zgjedhor.

Por, aktivitetet e Lëvizjes Vetëvendosje të Kurtit, nuk u ndalën me kaq!

Kryetari i Gjilanit nga radhët e Vetëvendosjes, Alban Hyseni, bashkë me deputetin e kësaj partie, Luan Aliu, kanë takuar në Shkup Kryeministrin Talat Xhaferi.

“Pak ditë para se të bëhej Kryeministër, duke qenë Kryetar Kuvendi, z. Xhaferi nderoi Gjilanin me prezencën e tij. Ndërkohë, tani na nderoi me pritje në Kryeministri” – thanë përfaqësuesit e LVV-së. /TvKlan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share