Nebiu: Pronat e konfiskuara nuk kthehen edhe nëse vjetërsohet lënda!

Duke folur për aktualitetin në vend dhe vjetërsimin e disa lëndëve gjyqësore si pasojë e ndryshimeve në Kodin Penal, Driton nebiu nga Agjencia për menaxhim me Pronën e Konfiskuar, thotë se përkundër vjetërsimit të lëndëve gjyqësore, pronat e konfiskuara nuk kthehen. Konkretisht edhe për ish kreun e DSK-së, Mijallkov, të cilit iu vjetërsua një lëndë para disa ditëve, vlen e njejta se pronat që i janë konfiskuar nuk do t’i kthehen.

“Mund ta them me plot përgjegjësi se në çdo lëndë nëse vjetërsohet, nuk do të thotë se konfiskimi vjetërsohet. NQS është vejtërsuar lënda për vuajtje të burgut, nuk do të thotë se është vjetërsuar lënda që duhet t’i kthehet prona sepse për atë lëndë është konstatuar se është bërë shkelje e ligjit dhe në bazë të shkeljes së ligjit është bërë përfitim ilegal me të cilin janë paguar ato banesa dhe ato para duhet të përfundojnë në arkën e shtetit”, sqaron Nebiu në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share