Nebi Mustafi: Kombëtaret kanë ndryshuar në aspektin taktiko – fizik, nuk duhen nënvlerësuar kombëtaret “e dobëta”

Futbolli ka evoluar në aspektin taktik dhe atë fizik. Lojtarët dhe kombëtaret që marrin pjesë në Botëror tani po trajnohen nga trajnerë strategë të lojës, që i kushtojnë shumë rëndësi taktikës dhe përgatitjes fizike. Për këtë arsye, sipas Nebi Mustafit, është shumë vështirë t’i fitosh kombëtaret të cilat kanë bërë befasi në këto ndeshje të para. Duke komentuar surprizat e këtij botërori, Mustafi në MundoKlan ka lëvduar Arabinë Saudite dhe Japoninë për lojën dhe zbatimin perfekt të taktikës së bërë nga trajnerët. Asnjëra nga kombëtaret nuk duhet të nënvlerësohet, porosit Mustafi.

“Kombëtaret në përgjithësi të gjitha kanë ndryshuar shumë taktikisht, veçanërisht fizikisht. Nuk ka më kombëtare që improvizojnë me përgatitjen fizike ose taktike. Janë strategë që shkojnë nëpër kombëtare, siç është francezi i Arabisë Saudite me ekspreriencë shumë të madhe dhe punojnë profesionalisht me ato ekipe. Nga ajo që pash kundër Argjentinës, ato ishin perfekt në çdo aspekt taktik të lojës… Ju e shihni se shuzmë pak shprehen lojtarët e mëdhenj në këto ndeshje, nga hapësirat që nuk ua lënë kombëtaret tjera. Gjithashtu edhe kombëtaret, të cilat ne i bëjmë favorit prej më herët, nuk mund të shprehen si më përpara ku kanë dominuar tërërsisht”, tha mes tjerash ish futbollisti i njohur, Nebi Mustafi./KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share