Kundëradmirali John Mauger nga Roja Bregdetare e ShBA-së ka thënë se ekuipazhi në bordin e zhytëses së zhdukur, që ishte nisur për të parë rrënojat e Titanikut, mund të ketë më pak se 20 orë oksigjen të mbetur, bazuar në vlerësimin fillestar prej 96 orësh.
Ai thotë se është e vështirë të përcaktohet saktësisht se sa ka mbetur, për shkak të faktorëve të ndryshëm, por koha po kalon.