Në Vrapçisht të Gostivarit i mituri goditet nga vetura, dërgohet në spital me lëndime të rënda

MPB ka njjoftuar se me datë 10.09.2024 në ora 08.20 në DPB Gostivar, është raportuar se në rrugën rajonale Gostivar – fshati Gradec, në fshatin Vrapçisht, vetura ,,Volkswagen Passat” me targa të Gostivarit, e drejtuar nga E.K (42) nga Zdunja e Gostivarit ka goditur një këmbësor të mitur.

Në aksident këmbësori ka pësuar lëndime të rënda, të konstatuara në Qendrën Emergjente të Gostivarit. Ekipi nga DPB Gostivar ka inspektuar vendin e aksidentit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share