Në vend se me flamur të Sllovenisë, ministri i Jashtëm Bujar Osmani, dje priti ministren e jashtme të Sllovenisë Tanja Fajon me flamurin e Sllovakisë, i cili qëndronte mbi tavolinë gjatë takimit që kishin në katër sy në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Republikës së Maqedonisë së Veriut kërkon ndjesë për lëshimin pa dashje, gjatë përdorimit te flamurit në takimin tet-a-tet të të dy Ministrave gjatë vizitës së ministres Fajon në vend, i cili ishte një nga dhjetë simbolet shtetërore që u përdorën gjatë takimeve.