Në Tiranë murali i Leo Messi

Ka përfunduar vepra e artistit Maximiliano Bagnasco që nderon yllin e futbollit

Leo Mesi do të jetë një banor i përhershëm i Tiranës. Jo fizikisht, por kryeqytetasit do të kenë mundësinë që të shijojnë muralin e pikturuar për nder të tij.

Vepra e artiti me autor artistin argjentinas Masimiliano Banjasko ndodhet në faqen e një prej konvikteve të studentëve të fakultetit të mjekësisë. 

Në një sipërfaqe 250 m2, ylli argjentinas shfaqet duke buzëqeshur me fanellën albiçeleste dhe me tre yjet në kraharor, që simbolizoinë fitimin e titullit kampion bote.

Murali ka tërhequr interesimin e shumë qytetarëve e të turistëve që u ndalën për ta fotografuar. 

Por vëmendje kësaj vepre arti i kushton edhe mediat e huaja, 

Dy ditë pasi Argjentina u shpall kampione në Katar 2022, 41 vjeçari pikturoi një mural në Buenos Aires për të celebruar suksesin e madh. 

Ai gjithashtu ka pikturuar muralin e ikonës argjentinase të futbollit Diego Armando Maradona në Napoli dhe Miami. /KlanNews

Lexo gjithashtu
Total
0
Share