Në Tetovë do të hidhet gurthemeli për ndërtimin e fabrikës për prodhimin e veturave elektrike!

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e saj të 68 me radhë aprovoi ndihmën shtetërore për realizimin e investimit për ndërtimin e fabrikës së re me teknologji bashkëkohore për prodhimin e veturave elektrike në Zonën zhvillimore teknologjike – industriale në Tetovë.

Automjetet elektrike e-go do të prodhohen në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Një investim shumëmilionësh i NEXT.E.GO MOBILE SE, Aachen, Gjermani në ZIZHT Tetovë do të hapë 3-4000 vende të reja pune. Kjo është hera e parë në industrinë e automobilave që në vendin tonë do të prodhohet një makinë e plotë dhe sigurisht që për herë të parë do të prodhohen makina elektrik thonë nga Qeveria./KlanMacedonia/

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share