Në Shkup sanksionohen 228 shoferë, 20 kundërvajtje për shoferët e motoçikletave

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (06.10.2022) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.

Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 228 sanksione,  prej të cilave  tetëmbëdhjetë sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar,  tetëmbëdhjetë sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shofer, njëzet kundërvajtje për shoferët e motoçikletave.
Poashtu janë shqiptuar edhe nëntë masa për automjete të parejistruara, pesë sanksione për automjete të transportit publik në gjendje jo të rregullt teknike, gjashtë masa për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit,  pesë sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), gjashtë masa për errësimin e xhamave në mënyrë të parregulltë…

Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Nga atje apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share