Ministria e Punëve të Brendshme njofton se edhe gjatë ditës së djeshme (30.10.2022) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 154 sanksione, prej të cilave pesëdhjetë e dy sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, njëzet e tetë sanksione për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit, shtatëmbëdhjetë sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shofer.
Poashtu janë shqiptuar edhe pesë gjoba për automjete të transportit publik në gjendje jo të rregullt teknike, gjashtë sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe)…
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Nga MPB apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.