Gjenden 837 bomba të pashpërthyera nga Lufta e Parë Botërore në Maqedoni

837 bomba të pashpërthyera nga Lufta e Parë Botërore janë gjetur në rajonin e Manastirit, ka njoftuar sot MPB, përcjell Klan Maqedoni.

“Më datë 10.11.2022 në ora 13:30 në SPB Manastir është raportuar se në atarin e fshatit Staravinë të Manastirit, janë gjetur 837 bomba të pashpërthyera të Luftës së Parë Botërore. Mjetet shpërthyese të gjetura janë marrë nga një personel piroteknik i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e MPB-së./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share