Propozim-ligji për drejtësi për fëmijët, propozues i të cilit është Ministria e Drejtësisë është përcaktuar në mbledhje të Qeverisë.
“Qëllimi kryesor i ligjit, propozues i të cilit është Ministria e Drejtësisë, është realizimi i interesit më të mirë të fëmijës. Me këtë ligj bëhet harmonizimi me direktivat e BE-së, që i referohen mbrojtjes procedurale të fëmijëve të cilët janë të dyshuar ose të akuzuar në procedurë penale dhe për përcaktimin e standardeve minimale për të drejtat, mbështetjen dhe mbrojtjen e viktimave të krimit; Mundësohet unifikimi i sistemit të ndihmës juridike për fëmijët në të gjitha dispozitat e Propozim Ligjit; Forcimi i mbrojtjes së fëmijëve viktima dhe dëshmitarë në procedurë penale; Futja e dispozitave procedurale në lidhje me rrjedhën e procesit gjyqësor ndaj fëmijës dhe shqyrtimit kryesor; Fuqizimi i mekanizmave për parandalimin e delikuencës së fëmijëve në nivel lokal dhe qendror, si dhe fuqizimi institucional, material dhe funksional i Këshillit Shtetëror për Parandalimin e Delikuencës Fëmijërore.
Karakteristikë bazë e Ligjit për drejtësi për fëmijët është vendosja dhe rregullimi i drejtësisë restauruese, gjegjësisht procedurave jashtëgjyqësore për veprimin e fëmijës që me ligj është parashikuar si vepër penale ose kundërvajtje.
Risi mjaft e rëndësishme me këtë ligj është rregullimi i së drejtës për dëmshpërblimin e fëmijës viktimë. Në bazë të paragrafit 1 të nenit 151 të këtij ligji, përcaktohet se me qëllim të dëmshpërblimit të fëmijës i cili është viktimë ose është i dëmtuar me një veprim që me ligj parashikohet si vepër penale e dhunës dhe akteve të tjera të dhunës individuale ose
grupore, ndahen mjete në kuadër të buxhetit të Ministrisë së Drejtësisë.
Ministri i Drejtësisë, pas pranimit paraprakisht të mendimit nga Këshilli Shtetëror për Parandalimin e Delikuencës Fëmijërore, sjell program vjetor me të cilin i planifikon burimet dhe mënyrën e shpenzimit të mjeteve. ceket në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë”, thuhet në kumtesën e Ministria e Drejtësisë./KlanMacedonia