Në Parkun e Qytetit me program të pasur për qytetarët festohet 8 Shtatori – Dita e Pavarësisë

Në organizim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot në disa lokacione festohet festa e madhe shtetërore 8 Shtatori – Dita e Pavarësisë, nën moton “Të bashkuar në liri”.

Në kuadër të “Ditës së Hapur” të “Guaca” në Parkun e Qytetit sot me program të pasur qytetarët festuan festën e madhe shtetërore.

Në këtë ngjarje morën pjesë ministrat për Mbrojtje dhe Punë të Brendshme, Sllavjanka Petrovska dhe Oliver Spasovski, të cilët bashkë me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjeneral Vasko Gjurçinovski, vizituan pjesëtarët e Armatës dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Në ngjarje i pranishëm ishte zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi, i cili pati mundësinë që të përcjellë programin e pasur.

Për më të rinjtë “Teatri për fëmijë dhe të rinj” shfaqi shfaqjen “Ariu i pangopur”, ndërsa nga njësitë e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme realizoheshin ushtrime demonstruese taktike.

Në muzikë të këndshme dhe disponim festiv në Parkun e Qytetit, njësitë e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, u paraqitën para qytetarëve, duke demonstruar gatishmërinë e tyre në çdo moment për të mbrojtur stabilitetin dhe sigurinë e vendit tonë.

U demonstruan aktivitete stërvitore – prezantimi i pajisjes dhe automjeteve dhe të gjithë patën mundësinë të njihen nga afër me njësitë e MPB-së dhe të Armatës.

Para qytetarëve njësitet e operacioneve speciale – Ujqit prezantuan aftësitë e tyre luftarake.

Janë ekspozuar edhe mjetet luftarake dhe speciale të Armatës, armatimi personal që disponon Armata, pajisjet speciale ushtarake policore, pajisjet për zhytje, si dhe pajisjet për alpinizëm.

Qytetarët, veçanërisht më të rinjtë, kishin mundësinë të shoqërohen edhe pjesëtarët e shërbimeve policore, të Njësitit të Operacioneve të Posaçme Policore, si dhe të njihen me detyrat, uniformat dhe pajisjet e tyre.

8 Shtatorin e shënojmë bashkë me qytetarët – partneritetin e promovojmë në terren, pa përjashtim për të gjitha gjeneratat, për shkak se çdo qytetar na është i rëndësishëm.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share