Në një akt terrorist është sulmuar ambasada e Izraelit në Serbi

Sot, Ambasada e Izraelit në Serbi është sulmuar. Një person ka qëlluar me hark dhe shigjetë një polic në derën e kësaj ambasade, duke e plagosur. Ministri i Brendshëm e ka cilësuar ngjarjen si akt terrorist. Pavarësisht plagosjes, policia ka reaguar duke e qëlluar për vdekje agresorin.

Pjesëtari i Xhandarmërisë është nënshtruar një operacioni për heqjen e shigjetës që kishte në qafë. Serbia ka pasur raporte të ngushta me Izraelin, shtet që po vazhdon operacionet ushtarake në Gaza kundër Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share