Në mesazhin e Krishtlindjes, Papa Françesku bën thirrje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Në mesazhin e përvitshëm të Krishtlindjes, Papa Françesku ka bërë thirrje për t’i dhënë fund në mënyrë të menjëhershme të asaj që ai e përshkroi si “luftën e pakuptimtë në Ukrainë”.

Në fjalën e tij para një turme të madhe në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa po ashtu ka dënuar përdorimin e “ushqimit” si “armë të luftës”.

Ky shënon fjalimin e 10-të të Papa Françeskut në ditën e Krishtlindjes që kur ai mori papatin.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndërsa lufta në Ukrainë mori pjesën më të madhe të fjalimit të tij që zgjati prej 10 minutash, Papa Françesku përmendi gjithashtu krizat humanitare në Siri, Myanmar, Iran dhe Haiti, si dhe në rajonin Sahel të Afrikës, duke thënë se bota po përjetonte një “uri të paqes”.

Papa Françesku ka paralajmëruar se bota po bëhet kaq e pandjeshme ndaj krizave dhe vuajtjeve. Papa tha gjithashtu se efektet e pandemisë kërcënuan përpjekjet për të zgjidhur konfliktet në nivel ndërkombëtar./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share