Pavarësia ekonomike e gruas çon në ndërtimin profesional të saj. Kështu cilëson në Klan Debat aktivistja për të drejtat e grave, Liridona Beqiri. Sipas saj, në Maqedoni grave iu është caktuar kuotë për pjesëmarrje në listat e deputetëve dhe pjesëmarrje në Parlament, por kjo sipas saj, atyre u garanton vetëm foltore e jo pavarësi. Kuotat nuk krijojnë konkurrencë e vetëbesim, as kyçje dhe kontribut, por klientelizëm e servilizëm.
“Shumë në Maqedoni është abuzuar me modelin proevropian, pro perëndimor të kyçjes së grave në politikë, në aktivizëm social gjithëpërfshirës politik. Mendoj se femra shqiptare nuk është aspak në pozitë afirmative, progresive, përkundrazi atë e shohim shumë të margjinalizuar dhe inekzistente në politikë sepse përkatësinë partiake e shndërrojnë në licensë për veprimtari politike duke ia dhuruar atë 50 përqindëshin e sovranit që e ka të garantar me Kushtetutë dhe parimet demokratike, palës tjetër më sunduese, që para tyre mposhten. Ata janë meshkujt dhe mua më vjen keq që ende edhe sot ekzistojnë forume të grave”, tha aktivistja Liridona Beqiri në Klan Debat.
Forumet e grave në strukturat partiake, sipas Beqirit janë terminologji dhe botëkuptim komunist. Gratë/KlanMacedonia