Në Krishtlindje lajme të mira për liberalizimin e vizave për Kosovën

EURODEPUTETI HOLANDEZ: KEMI NEVOJË PËR LAJME TË MIRA NË BALLKANIN PERËNDIMOR

Raportuesi i Parlamentit Europian për liberalizimin e vizave për Kosovën, Thijs Reuten  është shprehur, se negociatat me presidencën çeke për lëvizjen afatshkurtër pa viza për qytetarët e Kosovës në zonën Shengen do të fillojnë para Krishtlindjeve, për të mbaruar sa më shpejt të jetë e mundur. Eurodeputeti hollandez përshëndet mandatin negociues të ambasadorëve të Bashkimit Europian me Parlamentin Europian.

THIJS REUTEN, EURODEPUTET

“Ne do të fillojmë diskutimet me presidencën çeke shpresojmë para Krishtlindjeve. Pas kësaj ne do t’i nxisim të gjithë për të avancuar sa më shpejt të jetë e mundur. Edhe nëse nuk do të jetë në kompetencën time, do të nxis palët përpara, që vendimi të merret sa më shpejt të jetë e mundur. Shpresoj për qytetarët e Kosovës dhe rajonit, që më në fund, Kosova që ishte i vetmi vend i lënë jashtë liberalizimit të vizave, të përfitojë nga liberalizimi. Eshtë një lajm pozitiv. Ne kemi nevojë për këtë. Ne kemi nevojë për lajme të mira në Ballkanin Perëndimor, pasi është e domosdoshme që ne të përafrojmë  rajonin me ne sa më shpejt të jetë e mundur dhe t’a vendosim atë rrugën e duhur për anëtarësimit në BE-së kur të përmbushen kushtet. Ky hap është vërtet historik, pasi do të bëjë të mundur, që kosovarët do të udhëtojnë më lehtë për t’u takuar me familjen e tyre dhe për të vizituar shtetet e BE-së por gjithashtu. Por gjithashtu e anasjellta. Do të ketë më shumë kontakte, më shumë ndërveprim, kjo është vërtet e rëndësishme dhe ne kemi nevojë për këtë”.

Presidenca çeke dhe Parlamenti Europian janë angazhuar maksimalisht, që vendimi zyrtar i BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën të merret para fundit të vitit./Erisa Zykaj – Tv Klan Bruksel/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share