Në konviktin e Gostivarit kapet me drogë një i mitur

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se gjatë ditës së sotme ka konfiskuar drogë në konviktin e Gostivarit. Për drogën në fjalë,, në prani të pedagogut është kryer bisedë me një të mitur.

“Sot 22.12.2022 rreth orës 12:40 në Gostivar, zyrtarë policorë nga Zyra e Jashtme për Çështje Kriminale- Gostivar, kanë privuar nga liria një të mitur nga fshati Trebishtë komuna e Mavrovës dhe Rostushë. Gjatë kontrollit të kryer me urdhër të gjykatës në konviktin e Gostivarit në prezencë të një pedagogu, është gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe një grimcues. Personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të përgatitet kallëzim përkatës”, thonë nga SPB-Tetovë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share