SKANDALI NË ONKOLOGJI: KOMISIONI SHQYRTON DOKUMENTACIONIN
Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, sot vizitoi Klinikën për sëmundjet e fëmijëve me rastin e ndarjes së sensorëve falas për matjen e glukozës në gjak tek pacientët më të vegjël, përcjell KlanM.
Janë blerë sensorë për 650 pacientë, të destinuar për fëmijë dhe të rinj deri në 18 vjeç me diabet tip 1, shtatzëna me diabet tip 1, personave të verbër, ndërsa pjesa tjetër e sensorëve do t’i ndahet Klinikës Universitare të Endokrinologjisë, tha Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, gjatë vizitës në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve.
“ Më vjen mirë që më në fund është bërë furnizimi me sensorë për matjen pa dhimbje të glukozës në gjak. Në vend të shpimeve të zakonshme, një procedurë e dhimbshme dhe që shkakton trauma tek fëmijët, tashmë glicemia e tyre do të matet me sensorë, duke ndjekur teknologjinë më të fundit dhe me këtë ne rrisim ndjeshëm cilësinë e jetës së fëmijëve”, tha Fatmir Mexhiti.
Nga ana tjetër, në Kuvend ka vazhduar me punë Komisioni Anketues për skandalin në Klinikën e Onkologjisë. Sipas rregullores, anëtarët e Komisonit kishin 30 ditë për të marrë në pyetje dëshmitarët, kurse tani nisin 30 ditët tjera për shqyrtimin e dokumentacionit.
Pas debatit për dokumentacionin, Komisioni duhet të miratojë konkluzione formale.
Kryetarja e Komisionit Anketues, Rashela Mizrahi, ka deklaruar se mbetet kërkesa për vazhdimin e afatit të punës së Komisionit, sic tha, për shkak të thellimit të hetimeve./KlanMacedonia