“Ne jemi të një gjaku, të një kombësie”, familja Kelmendi flasin për Kosovën në Eurovision

Shqipëria është kualifikuar për finalen e madhe të Eurovisionit të enjten me “Duje” të Albina Kelmendit me familje.

Pas performancës ata kanë folur për media për ndjenjën e kalimit në finale.

Albina është shprehur e lumtur dhe krenare me shqiptarët të cilët e kanë përkrahur këngën.

Të pyetur për ndjenjat që kanë përjetuar në pjesëmarrje si familje, një prej anëtarëve të familjes ka shpjeguar se ndier emocione të papërshkrueshme.

“Është ndjenjë e bukur, kemi kaluar nëpër shumë. Përzgjedhja jonë ishte para pesë muajsh, menduam se do të ishte shumë kohë deri në Eurovision, por nuk ishte, gjithçka ndodhi shpejt. Performimi jonë këtu, shkuarja NË finale ishte diçka që na bëri zemrat të na rrahin, jemi shumë krenarë”.

E, për familjen që vjen nga Kosova, të përfaqësosh Shqipërinë ka qenë ndjenjë edhe më e bukur.

“Besoj se atje po bëhet çmenduria, jemi i njëjti komb, i njëjti gjak. Kosova dhe Shqipëria janë vëlla e motër. Kemi një nënë që është Shqipëria e madhe. Janë shumë të entuziazmuar, na kanë dhënë shumë dashuri”, ka thënë familja Kelmendi.

Aty nuk kanë munguar as pyetjet lidhur me Serbinë, e familja Kelmendi ka thënë se motoja e Eurovisionit është “Të bashkuar nga muzika” dhe se muzika i bashkon të gjithë.

“Quhet ‘Të bashkuar nga muzika’. Është e vërtetë që kur dëgjon muzikën lë gjithçka prapa, nuk duam të flasim për ndonjë gjë tjetër. Çdokush që ka shkuar në finale e ka merituar”, ka thënë Kelmendi kur u pyet për performancën e Serbisë e cila po ashtu shkoi në finalen e Eurovision 2023.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share