Në Gjykatën Penale të Shkupit sot do të mbahet seancë gjyqësore për Muhamed Zekirin

Në Gjykatën Penale të Shkupit për sot është caktuar seancë gjyqësore për lëndën ku ish sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Muhamed Zekiri akuzohet se ka lidhur kontrata për shërbime konsulente për analizimin e situatave në postë dhe hekurudha, pa procedurë për prokurim publik dhe me këtë, sipas Prokurorisë, e ka “keqpërdorur detyrën dhe autoritetin zyrtar”,njofton Portalb.mk.

Në seancën e kaluar, gjykimi për Zekirin filloi nga e para pasi që për shkak të ndryshimeve të Kodit Penal është rikualifikuar akuza për “Keqpërdorim të Detyrës Zyrtare” sipas nenit 353. Zekiri, paraprakisht ndiqej sipas paragrafit 5 të këtij nenit i cili parashikonte dënim me burg prej minimum 5 vitesh, ndërkaq ky paragraf është fshirë dhe tani do të ndiqet sipas paragrafit 4, i cili parashikon dënim me burg prej 1 deri në 5 vjet.

Prokuroria dhe mbrojtja tha se qëndrojnë në listën e provave të njëjta, si për akuzën paraprake.

Për shkak se lartësia e dënimit parashihet të jetë maksimum në 5 vjet burg, prokuroria aktin e akuzës e ka transformuar në propozim-akuzë dhe procedura e gjykimit do të jetë e shkurtuar.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share