Ethet e kampionatit europian kanë përfshirë pjesën më të madhe të popullit gjerman.
Çdo qytet po kërkon të lërë gjurmën e vetë në këtë kompeticion dhe përjashtim nuk ka bërë as qyteti i Frankfurtit i cili ka gjetur një mënyrë shumë origjinale për të ndërthur elementët e futbollit me sinjalistikën rrugore.
Në këtë semafor këmbësorët të cilët mund të jenë vendasit ose edhe tifozë të huaj do të duhet të presin nëse semafori tregon këtë karton të kuq.
Drita jeshile e semaforit është zëvendësuar me imazhin e një futbollisti që gjuan një top.
Përveç Hamburgut, edhe Frankfurti është planifikuar të presë ndeshje të Kampionatit Evropian të Futbollit. Teksa tifozët janë të emocionuar, shoferët dhe udhëtarët do të duhet të përgatiten për udhëtime më të gjata për shkak të trafikut të shtuar.
Klan News