Në episodin e fundit të Zemër Luana në Tv Klan, Luana Vjollca flet për herë të parë për dorëheqjen nga një tjetër televizion

Mbrëmja e sotme në spektaklin “Zemër Luana” në Tv Klan ka patur shumë surpriza ashtu si çdo e dielë tjetër me “Zemër Luana”. Ndonëse ka realizuar menjëherë një sezon të suksesshëm tashmë në shtëpinë mediatike Klan, Luana nuk u ka shpëtuar as pyetjeve të sikletshme për dorëheqjen që ka dhënë kohë më parë nga një tjetër televizion.

 

Mbrëmjen e sotme autorja dhe moderatorja Luana Vjollca, ka provuar për herë të parë sfidën ‘Në gojë të Luanit’ ose ndryshe ‘xhunglën’ e këtij programi, ku u është përgjigjur pyetjeve të forta, një ndër to pyetje ka qenë: “Luana, zakonisht lëvizjet mediatike bëhen për një jetë më të mirë, por lëvizja jote nuk u kuptua asnjëherë…Ndonëse realizove menjëherë një sezon të suksesshëm në Tv Klan, njerëzit ende kanë një kuriozitet që është: arsyeja pse more vendimin për t’u larguar nga televizioni Top Channel ku ishe një nga imazhet më kryesore dhe kishe emisionin më të mirë e të përfolur asokohe në atë televizion, ndaj ne sonte në “Zemër Luana” duam të dimë arsyen e vërtetë të dorëheqjes! Përgjigju me valle ose lahu në halle”!

Madje kjo pyetje ka qenë edhe një nga pengjet e kapitenit të ‘luanëve të verdhë’, Olsi Bylyku, ndonëse Luana sërish nuk ka dhënë një përgjigje por zgjodhi të bëhet pis nga ‘goja e Luanit’ i cili i ka dhënë kokrra kafeje. Ama diçka që u zbulua është fakti se ndonëse është përfolur për largim, në të vërtetë drejtuesja e ‘Zemër Luana’, Luana Vjollca ka zbuluar për herë të parë se ka dhënë dorëheqjen nga televizioni ku punoi për plot 15 vite.

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share