Lionel Messi ka folur për të ardhmen e tij.
Argjentinasi kohët e fundit është perfolur për një rikthim të mundshëm te Barcelona, ku edhe presidenti Joan Laporta, e ka shprehur dëshirën e tij për rikthimin e ‘pleshtit’, shkruan IndeksOnline.
Ylli i PSG-së, i cili së fundi ishte pjesë e një fushate të Luis Vuitton, foli rreth këtyre spekulimeve, duke thënë se nuk e di çfarë e pret në të ardhmen, dhe fatin e tij e lë “Në dorë të Zotit”.
“Nuk e di se çfarë do të ndodhë më pas… çfarë do të ketë e ardhmja ime.
Lionel Messi nga 30 qershori do të jetë futbollistë i lirë, pasi i skadon kontrata me PSG-në./IndeksOnline/