Në ditën e 100 të luftës Izrael-Hamas, luftimet në Gaza po vazhdojnë edhe më tej.
Ministria e Shëndetësisë e Gazës e drejtuar nga Hamasi thotë se 125 persona janë vrarë dhe 265 janë plagosur gjatë 24 orëve të fundit, shkruan SkyNews, transmeton Klankosova.tv.
Tanket dhe avionët izraelitë kanë goditur sot objektiva në jug dhe qendër të Gazën sipas agjencisë së lajmeve Reuters.
Luftimet thuhet se janë përqendruar në qytetin jugor të Khan Younis, i cili është bërë fokusi i ofensivës tokësore të Izraelit javët e fundit.
Më herët u raportuase pothuajse 24 mijë palestinezë janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës.
Ministria e shëndetësisë e udhëhequr nga Hamasi ka thënë se 23 mijë 968 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori dhe 60 mijë 582 të tjerë janë plagosur gjatë luftës.