Në buxhetin e vitit 2023 MPB ka paraparë mjete edhe për njësitin “Tigrat”

SPASOVSKI: TË GJITHË MUND TË KONKURROJNË, ZGJEDHEN VETËM KANDIDATËT QË KALOJNË TRAJNIMET

Në buxhetin e vitit 2023 MPB ka paraparë mjete edhe për njësitin “Tigrat”. Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski apeloi tek të gjithë të interesuareit për të aplikuar por do të zgjedhen vetëm kandidatët që kalojnë trajnimet

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovki gjatë prezantimit të buxhetit për vitin 2023 për këtë ministri, tha se janë paraparë mjete financiare edhe për pranimin e kuadrove të reja në njësitin “Tigrat”. I pyetur nëse do të përmirësohet gjendja me përfaqësimin joadekuat në këtë njësit, ai tha se çdo vit ka konkurs të brendshëm dhe konkurrojnë , megjithatë vetëm ata që kalojnë trajnimet specifike arrijnë të bëhen pjesë e këtij njësiti.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Ka mjete financiare për atë, do të kemi përsëri shpallje e cila do të publikohet. Thirrja ime drejtuar policëve të cilët e shohin veten në vazhdimin e karrierës në njësitet speciale, është që të konkurrojnë, numri i tyre të jetë më i madh, të jetë nga të gjitha bashkësitë. Në fund, ai që do të kalojë në trajnimin selektiv, mund të bëhet pjesë e njësitit dhe unë shpresoj që kemi persona që munden, që janë kompetent që plotësojnë kushtet fizike dhe psiqike që të mund të jenë pjesë e këtyre njësiteve elitë” – tha Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm.

I pyetur rreth deklaratës së bërë më herët nga ana e Spasovskit se, kishte një shqiptar që kishte konkurruar për tu bërë pjesë e njësitit TIGRAT, por nuk u zgjodh pasi nuk dinte not, ministri tha se MPB nuk bën përgatitjet e kandidatëve.

“Këtu paraqiten kandidatë dhe kandidatët duhet të jenë ata që i plotësojnë kushtet. Ministria e Punëve të Brendshme nuk bën përgatitje në atë pjesë të zgjidhen për kandidatë as për kandidatët për trajnim bazë, as nuk bën çfarë do lloj përgatitje sa i përket përmbushjes së kushteve, përkatësisht kalimit të testit që duhet ta kalojë çdo nëpunës policor” – tha Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm.

Për momentin në Njësitin Special “Tigrat” nuk ka asnjë shqiptarë edhe pse kishte zotime për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Teuta Buçi

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share