Në Bruksel vazhdon skrining agjenda me Kapitullin 19 “Konkurrenca dhe rritja gjithëpërfshirëse”

Sot në Bruksel vazhdojnë skrining takimet për Klasterin 3 “Konkurrenca dhe rritja gjithëpërfshirëse” Kapitulli 19 “Politika Sociale dhe Punësimi” takimin me fjalët e tyre hapën përfaqësuesit e Komisionit Evropian dhe Zëvendës kryenegociatorja dhe Sekretare Shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane, Drita Abdiu-Halili.

Ajo theksoi se “Kapitulli 19 është kompleks dhe mbulon disa shtresa të sistemit shoqëror që përpiqen drejt arritjes së qëllimeve të shumta shoqërore dhe një sistemi të të drejtave sociale.

-Këto tema marrin edhe një rëndësi në kontekstin e përpjekjeve për ballafaqimin me pasojat e krizave të shumta dhe fokusimin në agjendën e gjelbër dhe tranzicionit digjital. Madje, këto përpjekje në mënyrë të pashmangshme shkojnë paralelisht me ndërtimin e shoqërive të drejta sociale, standarde të larta në kushtet e punës, mbrojtje të fuqishme sociale dhe gjithëpërfshirje dhe sisteme të mirëqenies, funksionimin e mirë të tregjeve të punës dhe barazisë gjinore” – tha në fjalën e saj hyrëse Zëvendës kryenegociatorija, Drita Abdiu-Halili.

Në delegacionin maqedonas, skrining takimi bilateral përcjellët edhe nga Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska, e cila para Komisionit Evropian theksoi se “mundësitë e barabarta, qasja deri në tregun e punës, kushtet e drejta të punës dhe gjithëpërfshirja janë në thelb të politikave nacionale dhe legjislacionit maqedonas”.

Ministrja iu referua fushës së “Punësimit dhe politikës sociale”, e cila është një fushë dinamike dhe në vazhdimësi bëhen përputhje me legjislacionin dhe praktikat evropiane.

“Përgatitëm ligj të ri për marrëdhëniet e punës, me të cilin përmirësohet korniza ligjore për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve. Ligji do të harmonizohet me ligjin evropian dhe standardet ndërkombëtare të punës. Ky ligj u përgatit përmes një procesi të gjerë të pjesëmarrjes dhe konsultimeve me të gjitha subjektet relevante, duke përfshirë organizatat e punëdhënësve dhe sindikatat, gjykatësit, komunitetin akademik dhe palët e tjera të interesuara”, tha Trençevska.

Ministrja foli edhe për reformat në fushën e përfshirjes dhe mbrojtjes sociale, duke iu referuar ndihmës sociale, e cila është ridizanjuar në Ndihmë të garantuar minimale, me qëllim që të plotësohen nevojat minimale ekzistenciale për të gjithë ata që nuk kanë mjete të mjaftueshme për jetesë, si dhe investime në mbrojtjen e fëmijëve dhe sigurim për qasje më të madhe në arsimin parashkollor.

Skriningu bilateral për Kapitullin 19 do të vazhdojë edhe në dy ditët e ardhshme, në të cilin përfaqësues të institucioneve do të prezantojnë kornizën legjislative dhe strategjike vendore në këtë fushë, kapacitetet institucionale dhe planet e ardhshme për harmonizimin e mëtejshëm me standardet evropiane në fushat e së drejtës së punës, sigurisë dhe shëndetit në punë, politikat për punësim, duke përfshirë edhe punësimin e të rinjve, mbrojtjen dhe përfshirjen sociale, kundër-diskriminimin dhe mundësitë e barabarta.

Sipas skrining kalendarit nga Klasteri 3, “Konkurrenca dhe rritja gjithëpërfshirëse”, mbeten edhe tre kapituj, Kapitulli 26, “Arsimi dhe Kultura”, Kapitulli 20, “Ndërmarrja dhe Politika Industriale” dhe 29, “Unioni Doganor”, të cilët do të përfundon në javën e parë të muajit qershor.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share