Në Berovë këtë mëngjes regjistrohet temperatura më e ulët në RMV

Në Berovë mëngjesin e sotëm në orën 08:30 janë matur -2 gradë, 2 në Lazaropole, 3 në Shkup – Petrovec, Kriva Pallankë, Strumicë, Manastir,Hanet e Mavrovës . Në Tetovë temperatura ishte 4 gradë, në Demir Kapi 5, në Kodrën e Diellit, Prilep, 6 në Vinicë, Shtip Pretor, Krushevë, Kumanovë, Dibër, Shkup – Zajçev Rid, 7 në Ohër, 8 në Gjevgjeli dhe 10 në Dojran.

Siç informon DPHM, gjatë natës moti ka qenë i kthjellët, mëngjesi i sotëm me diell dhe i ftohtë me vranësira lokale të ulëta deri në mesatare, kryesisht përgjatë Vardarit.

Moti sot do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me erë të dobët nga veriu. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 18 deri në 24 gradë. Në Shkup me diell dhe relativisht i ngrohtë me erë të dobët. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 22 gradë.

Gjatë ditëve në vijim do të mbizotërojë mot me diell me mëngjese të ftohta dhe relativisht ngrohtë gjatë ditës. Temperatura e mëngjesit në disa vende do të bie nën zeron. Të enjten do të fryjë erë e përforcuar veriore, ndërsa temperatura e ditës do të bie./KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share