Në Beograd protestë kundër planit franko-gjerman: Turma hedh vezë drejt ndërtesës së Presidencës

Një njësit i policisë i pajisur për të prishur protestat pengoi sonte të grumbulluarit në protestën në Beograd kundër pranimit të planit franko-gjerman për Kosovën që t’i afroheshin hyrjes në ndërtesën e Presidencës.

Para hyrjes kryesore të Presidencës ka një numër të madh të njerëzve të cilët u brohorasin “shkoni në Kosovë” policëve të pranishëm dhe hedhin me vezë drejt ndërtesës.

Profesori Dejan Miroviq, në emër të turmës, ka tentuar të dorëzojë katër kërkesa nga protesta në hyrjen kryesore të Presidencës, të cilat asnjë nga policët që kanë bllokuar hyrjen nuk ka dashur t’i pranojë, transmeton Beta.

Ata njoftuan se do të qëndrojnë para Presidencës, derisa zyrtarisht nuk pranohen kërkesat të cilat duan i kanë.

Një numër të madh të policëve me pajisje për prishjen e protestave ka edhe para kuvendit të qytetit në Beograd.

Protesta kundër planit franko-gjerman për Kosovën filloi rreth orës 18:00.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share